Një batutë e Ledionit në mbrëmjen finale të Top Awards nuk është harruar për reperin e njohur Noizy. Me apo pa dashje, prezantuesi i njohur, tashmë është vendosur në shenjestër sa herë Noizy performon në koncertet e tij këngën “Big Body Benzo”, nga teksti i së cilës mori shkas edhe ironia e Ledionit.
Big bodies big bodies Mercedes Benz,
Nuk ma bleu mami as babi i bleva vet,
Nuk qëllova i pasur po nuk u dorzova n’jet,
Se dikur ka qenë 1 ëndërr, tash i kam në rrealitet…
Megjithatë, tani që vala e ‘mërisë’ ka kaluar, edhe Noizy duket se e përdor më shumë për vëmendje kundërironinë e tij ndaj Ledionit. Kështu ka ndodhur edhe në koncertin e tij të fundit, kur para se të këndojë këngën “Big Body Benzo”, Noizy ka thënë: “Kënga e radhës i kushtohet Ledionit…”
Në videon e shpërndarë nga JOQ, shikoni këtë moment nga koncerti.
Marrë nga Revista Class