Siç kishin premtuar, këngëtarët Alban Skënderaj dhe Elgit Doda, hodhën në tregun muzikor këngën “Parajsa ime”, tekstin e së cilës e ka shkruar Albani, ndërsa muzikën Elgiti.
Klipi është xhiruar në bregdetin e Jugut shqiptar, e lançuar nga artistët si një rinisje e jetës pas karantinës. E direkt pas lançimit të saj, ka reaguar me një status në Instastory, këngëtari që jeton në Danimarkë, Orges Qato që njihet si Alores.
Duke iu referuar vargjeve ai shkruan:”Mango” ishte ne “Parajsën time” para se ta zbulonit ju ne “Parajsën” tuaj. Por jo vetem kjo gjetje është fryt i krijimtarisë sime, e që sapo e bëtë tuajën…Projekti im i para 1 viti e gjysmë është bërë hit ende pa dalë në treg, dhe ja ku po shoh se si i keni marre fjalët më të bukura prej tij. Vetëm kujdes se në “parajsë” nuk shkohet duke grabitur!”, citohet nga statusi, ku u ka bërë tag vetëm këngëtarëve të duetit në fjalë, Alban Skënderaj e Elgit Dodës shkruan Story.
Statusit i ka vendosur në sfond pjesë nga kënga e tij “Jaguar”, aë e ka shpërndarje në rrjetet e tij sociale herë pas here, në përgatitje për të realizuar klipin. Sipas Alores, fjalë të gjetura në tekstin e këngës së tij “Jaguar” të realizuar para një viti e gjysmë, dhe të këngës “Pare” janë përdorur edhe në “Parajsa ime”. Nëse është frymëzim apo rastësi këtë presim ta thonë vetë artistët. Ndërkohë kujtojmë se Alores dhe Elgit Doda kanë pasur një bashkëpunim në 2017-ën për këngën “Pa ty jetoj”.