Opozita ne Komisionin e Medias ka akuzuar kryetarin e Autoritetit te Mediave Audiovizive, Gentian Sala, se favorizon nje operator te caktuar ne treg. Gjate seancës dëgjimore, kryetari i Komisionit te Medias Genc Pollo, ka argumentuar këtë akuze me procesin e ndarjes se frekuencave, por ajo është hedhur poshtë nga vete zoti Sala.
Genc Pollo: Favorizimi i platformës numerike Digitalb ne dem te te gjithë te tjerëve, përdorimi i inspektoreve te AMA-s dhe gjobave te AMA-s per te nënshkruar kontrata me Digitalbin, këtyre i shtohen edhe problemet e ligjshmërisë se dhënies se licencave numerike.
Gentian Sala: Po te isha ne interes te këtij operatori Digitalb apo kujtdo operatori tjetër, minimalisht do beja nje miratim te këtyre tarifave, t’i lija nga 3 mije, 4 mije e 5 mije euro; dhe këta te shkonin tek dera e këtyre operatoreve e t’u luteshin. Nuk ndodhi kjo zoti kryetar.
Kryetari i komisionit Genc Pollo i ka kujtuar kreut te AMA-s se e kishte detyrim te apelonte vendimin e Gjykatës Administrative qe beri ndarjen e licencave, pasi vete AMA nuk arriti shumicën e cilësuar.
Genc Pollo: Gjykata Administrative mori atë vendim qe mori, shume te çuditshëm, por ju kishit detyrimin ta apelonit atë; ju se keni bere, ju ngarkon me përgjegjësi.
Gentian Sala: Kryetar, une jam i përgjegjshëm. Neqoftese unë çdo vendim do e marr, do e apeloj e sterapeloj, dixhitalizimi po u them qe nuk behet.
Pollo ka kërkuar nje përgjigje edhe për mënyrën se si do te procedoje Autoriteti i Mediave Audiovizive ne mbledhjen e radhës.
Genc Pollo: Raportimet jane qe neni 62 është dhunuar nga vendimi i nje pjese te AMA-s kur u dhanë licencat ne fillim te vitit te kaluar dhe po tentohet serish te dhunohet për t’i dhënë licencën e trete numerike, nje kompanie fantazme qe është ne pronësi 100% e te njëjtit operator, çka është nje shkelje flagrante e ligjit. A keni synim qe te shkelni ligjin dhe te akordoni licence, platforme numerike me shumice te thjeshte te anëtareve te këshillit te AMA-s?”
Gentian Sala: Unë nuk paragjykoj asnjë vendim, nëse do marrim vendim do bëheni me dijeni, nëse keni interes, vij përsëri javës tjetër.
Gjate seancës dëgjimore, kreu i AMA-s Gentian Sala, ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve per pasurinë e tij, për te cilën një dite me pare, opozita i është drejtuar organit te akuzës dhe ILDKPI.
Gentian Sala: Dhe mos prisni përgjigje nga mua, kur paraprakisht e keni vendosur çfarë do te bëni, do shkoni ne Prokurori, bëjeni.
Sala ka mbrojtur vendimet e AMA-s ne lidhje me operatoret lokale, duke vene ne dukje se tarifat e mbartjes se tyre ne platformën e Televizionit Publik janë ulur ndjeshëm.
Marrë nga Vizion Plus