Balerini dhe koreografi i njohur, Kledi Kadiu dihet tashmë që do të jetë kryetar i “Dancing With The Stars Albania”.
Ai së fundmi ka qenë i ftuar në programin “Wake Up”, ku ka zbuluar emocionet e tij të para.
Kledi ka thënë se është shumë i emocionuar pasi është rikthyer tashmë në Tiranë, në atdheun e tij.
“Rikthimi në Tiranë më ka emocionuar shume, sepse kthehem në shtëpinë time. Ky moment ka qenë tundimi më i vështirë për mua. Unë kam 2 fëmijë, Gabriel që sapo mbuishi 2 vjeç dhe Lea që fillon klasën e parë. Unë kam dhe impenjimet e ma në shkollat e baletit këtu. Por Charlotte e kuptoi këtë situatë dhe më nxiti që të marr pjesë. Mezi po pres të filloj punë dhe të njoh pjesëtarët e tjere të jurisë. Ende nuk i njoh… Është interesante që sa herë që kthehem në vendin tim kam një emocion të ndryshëm, aty kam rrënjët e mia, ish-shokët e mi… Nuk mund ta krahasoj me eksperiencën që kam në Itali sepse kam 32 vjet këtu. Por jam i emocionuar. Është edhe shumë përgjegjësi, sepse publiku shqiptar ka shumë njohuri në kërcim, në valle. Kështu që do jetë pak e vështirë”–theksoi ai.
Më tej, Kledi shtoi se “Dancing With The Stars” është tashmë projekti i tij më i rëndësishëm i momentit.
“Projekti më i rëndësishëm që e kam shumë përzemër është “Dancing with the stars”. Do dhe pak impenjim sepse është çështje delikate me udhëtimet, por ky është projekti më i rëndësishëm”–përfundoi balerini.