Arta Marku është kryeprokurorja e re e vendit, e cila u zgjodh sot vetëm nga votat e mazhorancës. Normalisht, në raste të tilla zgjohet edhe kureshtja tek njerëzit e zakonshëm, të cilët “lidhjen më të shpejtë” dhe kuriozitetin për të njohur drejtuesit e rinj e gjejnë përmes rrjeteve sociale.
Ndonjëherë, pasja e emrit dhe mbiemrit mund të të sjellë edhe telashe të vogla, si kjo që i ka ndodhur gazetares Arta Marku, e cila ka të njëjtin emër dhe mbiemër me kryeprokuroren.
Ajo shkruan në Facebook se i kanë ardhur shumë ftesa për miqësi, mesazhe dhe pëlqime./Ora News.tv