Kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ditën e djeshme ka patur një nderlikim të vogël me shëndetin.
Sipas njoftimit për shtyp të Kishës Orthodhokse, Kryepeshkopi Anastas të premten e 26 Qershorit është ekzaminuar me stenozë të arteries së zemrës.
Kisha Ortodokse shton se menjëherë pas ekzaminimit ai ka bërë dhe ndëryrjen e angioplastikës në një spital privat në kryeqytet.
Primati i Kishës Ortodokse Shqiptare sipas njoftimit paraqet shëndet të stabilizuar dhe për dy ditë do të rikthehet në aktivitetin normal.
InfoMedia Albania