Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasti cili u diagnostikua me koronavirus dhe që prej ditës së djeshme, u shtrua dje në spital.po kurohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të “Evangelismos”.
Sipas njoftimit mjekësor, Kryepeshkopi paraqet simptoma të lehta nga sistemi i frymëmarrjes dhe ethe të shkallës së ulët dhe gjendja e tij karakterizohet si e qëndrueshme dhe nën kontroll për momentin.
Në komunikimet e IMA me persona të afërt në Kryepiskopatën e Tiranës, bëhet me dije se gjëndja e tij është e qëndrueshme gjithashtu.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njoftoi gjithashtu dhe mesazhin e kryepeshkopit Anastas para se të nisej: ..”
Kryepiskopi pak para largimit nga Tirana, për në Spitalin “Evangjelismos” të Athinës, tha midis të tjerash: “… Mendoj se të bëhesh pjesëmarrës, qoftë edhe në këtë mënyrë, në dhimbjen e përbashkët, është dhuratë Perëndie. Mos ta përballojmë gjithmonë si një gjë të vështirë. Janë disa simptoma të lehta. Dje vështirësia ishte më e madhe. Kam një farë dobësie me mushkëritë, prej shumë vitesh kam astma. Besoj se do ta kalojmë.
Dje isha me ethe, por sot jemi mirë. Sot në drekë, besoj pasdite, do të jem tek “Evangjelismos”… është një spital i njohur për mua, sepse kemi përballuar edhe herë të tjera vështirësi dhe i kapërcyem.
Dhe mos u ligështoni, mos u mërzisni. Do të kalojë. “Edhe nëse rrojmë, edhe nëse vdesim të Zotit jemi”. Përbëjnë një ngushëllim të madh këto fjalë për të gjithë ne.”