Kryeministri Edi Rama, ka vizituar sot së bashku me Ministren e Shëndetësisë, spitalin Covid-3. Ky spital do të shërbejë si karantinë, në rast se do të ketë rrezik që vendi të preket nga një valë e dytë virusi. Spitali ka 100 shtretër, 50 prej të cilëve janë me oksigjen. Kryeministri tha se kjo është një punë që është bërë në kohë rekord, ndërsa shtoi se shpreson që vala e dytë të jetë një parashikim i gabuar, megjithatë vendi duhet të jetë i përgatitur.
“ Shpresoj që vala e dytë të jetë parashikim i gabuar një nga ato që është bërë në gjithë këtë periudhë. Shpresoj mos ketë por rreziku është i madh. Nëse nuk përgatitemi atëherë numrat mund të shkojnë sa nuk i patëm herën e parë. Dhe ky spital është përgjigja e duhur.”