Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje se hetimet ndaj sipërmarrësit Francesko Becchetti, janë një fenomen, ndaj të cilit Rama është angazhuar personalisht ti shpallë luftë.
Në intervistën e mbrëmshme Rama ndoshta duke tentuar të vërtetojë burimin e akuzave që deri tani i ka artikuluar vetëm ai vetë për pastrim parash, është zemëruar me ofertat që bën Becchetti për figurat e ekranit.
Por për të mos mbetur i vetëm në këtë luftë që ka shpallur Rama deklaroi mbrëmjen e djeshme për herë të parë se hetimet janë në bashkëpunim me italianët, ndonëse nuk ka dhënë asnjë sqarim përse italianët nuk kanë bërë publik deri tani ndonjë hetim dhe nuk kanë nxjerrë ndonjë urdhër arresti për Becchettin.
Emisioni i plote Opinion me Edi Ramen