Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 644 afganë. Ata janë strehuar në strukturat hoteliere në Durrës e Lezhë. Kryeministri Edi Rama ka përmendur shpesh se ata janë “elita” e shoqërisë, gra aktiviste, pedagogë, punonjës institucionesh e gazetarë.
Ndërkohë mbrëmë, ai ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, të Blendi Fevziut për të folur për ngjarjet e fundit, si dhe mandatin e tretë.
Ministri për fëmijët? Rama: Program specifik kompleks, ishte domosdoshmëri. Dy prioritetet tona, Shqipëria kampione në Ballkan për turizmin dhe eksportin neto të energjisë – Balkanweb.com – News24
“Çfarë pune do të bëjnë ata se kostot i kanë të paguara?”, e pyeti gazetari Mentor Kikia, që ishte i ftuar në studio. Rama iu përgjigj, duke i treguar se ata kanë kosto minimale.
Ndërkohë, Fevziu bëri me dije se Tv Klan ka kërkuar që të punësojë 20 gazetarë dhe operatorë afganë. Duke treguar se ata janë të përgatitur, Rama i bëri thirrje t’i punësonin sa më shpejt.
“Merrini një orë e më parë që të rrisni nivelin. Më kanë bërë shumë përshtypje, janë gazetarë që kanë punuar për gazetat më të mëdha të botës dhe janë gazetarë edhe të një mediaje që ishte më e madhja afgane që janë të gjithë me anglisht dhe me studime në Amerikë. Kështu që merrni sa të mundni”, shtoi kryeministri.
Ndërkohë, qytetarët afganë do të qëndrojnë në Shqipëri vetëm përkohësisht, pasi destinacioni përfundimtar është SHBA.