Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”.
Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa iu përgjigj përmes fakteve deklaratave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, mbi ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti.
Përmes një videoje, Rama sjell në vëmendje se “pas deklaratës qesharake se shkolla e re “Sami Frashëri” e Tiranës, do të ndërtohej në Paskuqan të Kamzës, Monika Kryemadhi, ka bërë një tjetër deklaratë gjatë një konference për shtyp”.
Sipas saj, qeveria dhe bashkia e Tiranës, i kanë ndryshuar qëllimisht, pronësinë truallit të shkollës, “Sami Frashëri”, për t’ia kaluar disa pronarëve privatë.
“Por sërish Monika Kryemadhi del bllof. Kjo që shihni është certifikata e pronësisë, e printuar sot, në datë 3 Nëntor 2020, që vërteton se pronari i vetëm i truallit të shkollës “Sami Frashëri” në rrugën e Barrikadave, është Bashkia Tiranë”, thuhet në video.
Në video tregohet kartela e e pasurisë së paluajtshme dhe harta treguese e regjistrimit të kësaj pasurie, e cila provon pikërisht truallin e shkollës, në rrugën e Barrikadave, aty ku do të ndërtohet edhe shkolla e re e standardeve europiane.
Menjëherë pas Monika Kryemadhit edhe Jorida Tabaku bëri deklaratën e radhës: “Derman gënjeshtarit nuk i bëj dot, por për interes të publikut një pamje live nga vendi ku dikur ngrihej Samiu. Samiu është shembulli ideal për të ilustruar mënyrën se si punojnë, se si një vit pas tërmetit zvarrisin njerëzit, nxënësit, sepse duan korrupsionin më shumë se dijen”, ka thënë Tabaku.
Por kush gënjen në të vërtetë?
Në video shfaqen pamje të sotme nga kantieri i ndërtimit të shkollës së re “Sami Frashëri”.
“E vërtetë, Monika Kryemadhi e mban gjithmonë fjalën dhe nuk na zhgënjeu as këtë herë. As ajo, as Jorida Tabaku. Edhe këtë herë, të dyja vijuan me avazin e vjetër të lajmeve të rreme, në trenin e shpifjes shurdhuese, që me sa duket dita-ditës, po shkon për dreq, keq e më keq”, thuhet në video.