Dita e sotme mesa duket ka qenë ters për Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë një takimi që ka bërë me të rinjtë ditën e sotme një vajzë nuk ka pranuar që t;i japë dorën, Veliajt. Në një video që është ndarë në rrjetet sociale, shihet se teksa vajza është afruar për të marrë një karton me logon e Partisë Socialiste ka refuzuar që t’i japë dorën Kryebashkiakut.
Shihet se Veliaj në një moment i ka zgjatur dorën por që vajza e ka ‘injoruar’.
https://youtu.be/2TI77p_5vB4
Por ky ishte momenti i dytë i sikletshëm gjatë ditës së sotme për Veliajn pasi mëngjesin e sotëm për pak sa nuk është goditur në kokë nga një top, por që ka shpëtuar falë rojes së tij, i cili është treguar vigjilent.