Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike se në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit, Lulzim Basha ka marrë katër vila.
I pranishëm në njësinë numër një të Tiranës, Veliaj deklaroi se Basha vendos gjoba, dhe në një vit kaq të vështirë ekonomik për shkak të pandemisë, ai dhe kunati i tij, janë pasuruar.
“Si u mbyll protesta e rrugës së kombit, ca mori në këmbim, pse heshti? Pse u mbyll protesta e Astirit, ca mori në këmbim? Në vitin më të vështirë ekonomik, Lulzim Basha u bë me katër vila. Kunatit të vet i kanë shkuar fitimi përpjetë. Si shtohen të ardhurat e një familje në opozitë? Këta nuk kanë lidhje me hallet e njerëzve“, tha Veliaj.