Zona e Fierit vijon te njoh cdo dite shifra te rritura nga koronavirusi. Kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balili mesohet se ka dale pozitive pas marrjes se tamponit.
Gazetari Ervis Kuci raporton per BalkanWeb se kryebashkiakja Balilaj eshte infektuar nga Covid19 dhe eshte karantinuar ne banesen e saj. Mesohet se gjendja e saj shendetesore eshte e mire dhe nuk ka pasur komplikacione.
Sipas te dhenave te fundit nga Ministria e Shendetesise numri i te infektuarve ne Fier me Covid19 shkon ne 916 raste duke e renditur Fierin te tretin ne vend per numrin e larte te te prekurve nga ky virus.