Policia ka shpallur në kërkim reperin Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’, pas protestës së djeshme në Tiranë për vrasjen e 25 vjecarit, Klodian Rasha.
Po ashtu janë arrestuar deri më tani 3 persona dhe janë proceduar 4 të mitur. Sipas Policisë personat e mësipërm nuk morën leje për protestën si dhe shkelën rregullat anti-covid.
Ndërkohë, dy të rinj të tjerë janë proceduar nga Policia në Durrës pasi kishin dalë të protestonin në qytetin bregdetar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit A. B., 30 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës. Më datë 09.12.2020, rreth orës 17:00, këta shtetas kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, pa lejen e organeve kompetente”, njofton Policia e Durrësit