Olimbia është një nga rreth 30 të moshuarit që kanë mbetur si banorë të fshatit Krongj, në Finiq.
“Ne jemi 15 shtëpi, nga 2 veta.”
Jetën e vështirë e përballon e vetme për prej vitesh.
“Në Greqi kanë ikur fëmijët.”
Në fshat, nuk dëgjohen të qara fëmijësh, por veç rënkime të moshuarish. Dasma e fundit as nuk e mbajnë mend.
“Fëmijë nuk lindin më.”
“Nuk ka as dasma dhe as dashuri.”
Deri në vitet e para të tranzicionit aty jetonin mbi 200 banorë, por me hapjen e kufijve të fëmijët thonë se u larguan për të mos u kthyer më.
“U hap rruga dhe ikën të gjithë.”
Kjo 75-vjeçare ka mbetur më e reja mes të moshuarve.
Krongji është i izoluar, mes malesh, larg zonave urbane, por nuk u ka shpëtuar syrit të hajdutëve.
“Na i morën të tëra.”
Banorët e fundit vuajnë mungesën e shërbimeve. Për nevojën me të vogël duhet t’i drejtohen Sarandës.
Krongji është panorama e shumë fshatrave shqiptar larg zonave urbane, ku shpopullimi tashmë është realite