Pas 72 vitesh jetë, shërbimi në gjuhën greke i radios ”Voice of Amerika” (Zëri i Amerikës, VOA), transmetuesi zyrtar radiofonik i qeverisë amerikane për jashtë vendit, do të ndalojë së shpejti transmetimet për shkak të problemeve financiare të kohëve të fundit. Njoftimi u raportua sot nga media greke duke cituar një njoftim të lëshuar paraprakisht nga VOA.
Trasmetimi i fundit do të jetë të martën e ardhshme nga media private greke Skai.
Shërbimi në gjuhën greke ishte një nga të parët që filloi trasmetimin ”Voice of America” në Evropë, në vitin 1942, dhe që atëherë mbulojnë ngjarjet dhe zhvillimet ndërkombëtare si edhe marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Greqinë dhe Qipron
Burimi | ATSH