Kriza ka prekur edhe Eurovision Song Contest 2023! AP shkruan se transmetuesit publikë të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut kanë vendosur që këto vende të mos marrin pjesë në këtë festival që këtë vit do të mbahet në Liverpool, Angli.
“Pas shqyrtimit të resurseve në dispozicion, kostove të të gjithë projektit dhe detyrimeve që Shërbimi Publik pret në periudhën e ardhshme, është marrë vendimi që Mali i Zi të mos marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm. Vendimi është marrë sepse vlerësuam se burimet ekzistuese duhet të drejtohen drejt financimit të projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara dhe reformave organizative e programore,”- shkruan Shërbimi Publik i Malit të Zi.
Edhe Maqedonia e Veriut njoftoi se vendi nuk do të marrë pjesë në Eurovision vitin e ardhshëm për të kursyer për faturat e energjisë elektrike.
“Vendimi është në interesin më të mirë të publikut, duke pasur parasysh kostot e shtuara për shkak të krizës energjetike, të cilat zënë një pjesë të madhe të buxhetit për shërbimet publike,”- thuhet në njoftim.