Nese per Rai-n jane kohe te veshtira, edhe Mediaset eshte prekur nga kriza ekonomike qe po kalon shteti italian. Sipas burimeve te portalit Blogo, kompania e pare private radiotelevizive italiane, ka vendosur te shkurtoje buxhetin e destinuar ne prodhimin e programeve te reja per 2015 per rrjetet e saja. Dhe nuk behet fjale per pak, por per nje shifer qe rrotullohet rreth 30 milion euro.
Nje shkurtim ky qe i thote “Stop” praktikave per “Produksione te reja”. Keshtu, deri ne fundin e ketij viti, do te transmetohen vetem programe qe jane percaktuar, duke mos lene hapsire per emisione te reja. Nga ana tjeter, mungesa e programeve speciale dhe ritransmetimi i disa formateve ne periudhen e festave dhe muajin janar, ishin nje shenje e qarte per nje vendim tille qe pritej te merrej nga Mediaset.
Programe si Rising Star, per te cilin u fol shume se do te sillej kete sezon dimeror u ndalua prodhimi. Dragons’ Den, dhe The Audience jane te tjera formate qe rrezikojne produksionin.
Nga ana tjeter jane rikonfirmuar programet Amici 2015 Serale, Temptation Island, Tu si que vales dhe Grande Fratello por me nje shkurtim te ndjeshem te buxhetit.