Arabia Saudite, Vendet e Bashkuara Arabe dhe Bahrain kanë vendosur të ndërpresin marëdhëniet e tyre diplomatike me Kartarin të Hënën duke mbyllur kufijtë. Një vendim i cili do të ketë mjaft impakt për transmetuesit me bazë në Katar siç janë Al Jazeera dhe Bein Sports.
Një numër i madh shtetesh, duke përfshirë Egjiptin kanë bllokuar aksesimin e website-ve dhe kanaleve të Al Jazeera. Arabia Saudite me anë të ministrisë së informacionit mbylli zyrat e Al Jazeera dhe i hoqi licensën e transmetimit. Shteti saudit e akuzoi kanalin si promovues të “grupeve terrosite” dhe si mbështetës së rebelëve në Jemen. Në Emiratet e Bashkuara, kanalit i është hequr e drejta e transmetimit nga të gjitha platformat televizive.
Transmetuesi all-news Al Jazeera konsiderohet nga shumë njerëz si mjet për nxitjen e politikave të jashtme të Katarit dhe promovimin e pikëpamjeve të grupeve islamke të mbështetura nga monarkia e Katarit në vitet e fundit. Televizioni është pjesë e Al Jazeera Media Network, e cila financohet pjesërisht nga familjet dretjuese të Katarit. I startuar fillimisht si një kanal në satelitin Arab, Al Jazeera tashmë ka shtrirë aktivitetin dhe mbulimin në të gjithë botën me kanalet Al Jazeera English dhe Al Jazeera Balkan.
Ndërkohë raportimet nga Emiratet shprehen se kompanitë e telekomunikacionit Du dhe Etisalat të Hënën kanë ndërprerë transmetimin e kanalit sportiv me bazë në Katar të titulluar Bein Sport. Ai aktualisht në vendet e botës arabe, është duke transmetuar vetëm në Egjipt. Kanali është majft i rëndësishëm sa i përket futbollit për arsye sepse ka të drejtat e transmetimit për ndeshjet dhe eventet më të rëndësishme botërore dhe lokale./IMAlbania.com/