Moderatorja Aulona Musta në një video live në Instagram pak kohë më parë kritikoi personazhet e njohur të showbizit pasi gjatë pandemisë u shfaqën në plazhe. . “Me sa kam parë disa e kanë bërë, shumë kanë nisur plazhin, dhe për mua është skandaloze. Personalisht për mua ka qenë shumë zhgënjyese të shikoj personazhet publik që postojnë foto dhe video nga plazhi”, u shpreh ndër të tjera Aulona. Kjo deklaratë e moderatores u komentua si kritikë për Arbana Osmanin që kishte postuar foto në bregdet dhe Jonidën e Romeon të cilët në fundjavë pushuan në jug.
LEXO EDHE:
Aulona Musta ka një mesazh për vipat shqiptar: “…shumë kanë nisur plazhin, dhe për…
Së fundi edhe Aulona ka pushuar drejt plazhit dhe ka publikuar disa foto ku shfaqet me bikini e tregon linjat e saj perfekte, por krahas tyre ka patur shumë ndjekës që e kanë kritikuar për shkelje të rregullave.
Aulona u është përgjigjur kritikave duke u shprehur se në atë kohë ishte Piku i pandemisë ndërsa tashmë çdo gjë është hapur.
“Ne fakt plazhi ishte i mbushur me njerez, ndersa trafiku per t’u kthyer ne Tirane fillon nga Qtu, me makina qe ktheheshin nga fundjava. Ka ndryshim te madh te shkoje ne plazh, ne ate qe konsiderohej PIKU i kurbes, ku ishte mbyllur cdo gje dhe njerezit mund te dilnin vetem nje ore ne jave!!!! Piku i Pandemise! Dhe sot, ku cdo gje eshte e hapur, ku jeta ka rinisur normalisht, kur pas nje jave nis zyrtarisht plazhi, ku rruges Tirane Durres nuk ka nje polic te vetem te te kontrolloje dhe ku praktikisht, edhe vet Kryeministri e ka lene te lire, thjesht pa e thene zyrtarisht. Prandaj mjaft folet brockulla, duke bere krahasime pa lidhje”, tha Aulona.