Filmat që synojnë të fitojnë çmimet “Oskar” në të ardhmen do të duhet të plotësojnë kriteret e diversitetit.
Vendimi i Akademisë së Arteve filmike dhe Shkencave vjen pas kritikave të shumta për pabarazi racore në industrinë e filmit, pasi njërëzit me ngjyrë janë më pak të vlerësuarit.
Ndaj për 5 vitet e ardhshme është vendosur të ngrihet një grup i posaçëm që do të nxjerrë udhëzimet dhe kriteret e diversitetit për filmat konkurrues.
Nëpërmjet një deklarate, theksohet se grupi do të bashkëpunojë me “Guild Producers”në SHBA, për të zhvilluar “standarde përfaqësimi dhe përfshirjeje” dhe “do të inkurajojnë praktikat e barabarta të marrjes në punë brenda dhe jashtë ekranit”.
Por, rregullat e reja nuk do të zbatohen për filmat që konkurrojnë për Oskar në ceremoninë tjetër në 2021.
Kritikat ndaj akademisë së filmit u intensifikua në vitin 2015 me hashtagun #OscarsSoWhite, një reagim kundër një fushate gjithëpërfshirëse të pretenduesve të aktrimit.
Akademia u përgjigj pjesërisht duke dyfishuar numrin e njerëzve me ngjyre në radhët e saj. Megjithatë, deri në vitin 2019 vetëm 316 e afërsisht 8,000 anëtarëve të saj ishin njerëz me ngjyrë.