Pesë muaj pasi u lancua në Netflix, filmi “Bird Box” i cili në pak kohë u rankua si një ndër filmat më të ndjekur në mbarë botën me pjesëmarrjen e aktores Sandra Bullock, do të ketë një ndryshim në përmbajtjen e tij filmike të një aksidenti hekurudhor real.
Materiali filmik i përket vitit 2013, ku në qytetin Québec të Lac-Mégantic, një tren i cili transportonte vaj doli nga shinat duke u rrotulluar ku përveçse krijoi një shpërthim gjigand, i mori jetën edhe 47 personave.
Gjatë fillimit të vitit, gjigandi streaming u shpreh se nuk do të heqi klipin, ku në Bird Box është përdorur për ilustrimin e vdjekjeve masive të shkaktuara nga disa bisha spektrale të cilat i udhëhiqnin njerëzit të vetëvriteshin.
Por në një deklaratë për TheWrap të Enjten, Netflix konfirmoi se vetë kompania dhe prodhuesit e filmit, kanë vendosur që ta zëvendësojnë filmimin. Ata gjithashtu kërkuan ndjesë për dhimbjen e shkaktuar ndaj komunitetit.
Ministrja e Kulturës dhe Komunikimeve në Quebec (distrikt i Kanadasë), Nathalie Roy, përshëndeti vendimin duke thënë se “duke bashkuar forcat, çdo gjë është e mundur.”
Më herët, ajo i shkruajti CEO-s së Netflix, duke i kërkuar heqjen e klipit.
Sipas kompanisë, zëvendësimi i materialit filmik do të kërkojë disa javë në mbarë botën.