Ditën e djeshme, Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë që të rrisnin vlerën e çmimit të madh.
Për këtë arsye u dha një provë jo shumë të vështirë. Të gjithë banorët duhet të bënin xhiro rreth pishinës, ku për çdo xhiro, çmimi do të rritej me 50 euro.
Vlera e rritur do ishte e vlefshme vetëm për aq xhiro sa do ishin të përfshirë të gjithë banorët, të cilët u veshën me qese për të mos u lagur pasi po binte shi.
Por Kristi në një moment u largua nga sfida për të ndërruar atletet pasi herë pas here po rrëshqiste. Por një gjë e tillë nuk ishte e lejuar dhe si pasojë prova u ndërpre shpejt.
Ndërkohë banorët kanë reaguar të revoltuar ndaj veprimit të tij. Duke qenë se vrapimi rreth pishinës përfundoi shpejt, ata arritën që çmimit të madh t’i shtonin vetëm 400 euro.