Pavarësisht se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj hodhën poshtë zërat e ndarjes në fund të vitit 2022, së fundmi janë rikthyer spekulimet për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tyre. Fansat kanë vënë re se çifti i famshëm nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, një zhvillim i cili ka rritur dyshimet për një ndarje të mundshme.
Pavarësisht këtyre aludimeve, fakti që Besi dhe Xhensila nuk janë parë bashkë në rrjetet sociale për një kohë të gjatë dhe mungesa e dedikimeve të mëparshme në profilin e tyre, e bën situatën edhe më të pasigurt. Ndërkohë, asnjë prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me statusin aktual të marrëdhënies së tyre.
Situata aktual e çiftit lë vend për shumë pyetje dhe dyshime në mesin e fansave dhe ndjekësve të tyre. A është kjo thjesht një periudhë e vështirë për çiftin apo një ndryshim i thellë në marrëdhënien e tyre? Në këtë pikë, të gjithë presin përgjigje dhe sqarime zyrtare nga vetë artistët për të kuptuar se çfarë po ndodh me të vërtetë në jetën e tyre private.