Imzot George Frendo në një lidhje live në Open foli se si krishtlindjet këtë vit si kurrë më parë u festuan nën frikën e pandemisë.
Imzot Frendo tha se për meshën që u zhvillua sot, ishte i befasuar për numrin e madh të besimtarëve që morën pjesë pavarësisht virusit.
“Mbaroi fiks në 19 e 15. Kisha ishte plot, e imagjinonin se do kishte pak dhe kishim vendosur dhe se ku do uleshin, por fatkeqësisht nuk kanë dëgjuar për faktin që ishte plot, edhe pse jemi përpjekur që të jen në distancë dhe me maskë. Por patëm një atmosferë të lumtur.
Ne meshën e bëjmë në mesnatë zakonisht, prej shekujsh, ungjilli nuk flet për mesnatë por thotë se Jezusi ka lindur natën.U habita sot që pashë kishën plot, më bëri përshtypje dhe entuziasmi”, tha ai.
Ju e quajtët vendosjen e masave diskriminuese?
Unë nuk mund të them me cilën shpirt kanë bërë këtë vendim megjithatë na u duk si diskriminim, sepse dekretet e tilla shpalleshin të premten ose të shtunën dhe të hynin në fuqi të hënë. kësaj herë doli të hënë, kurde ne kishim njoftuar që mesha do bëhej në orën 20:00 dhe pastaj ky vendim hynte ne fuqi pikërisht kur ne kremtonim lindjen e Jezu Krishtit.
E zbeh pandemia mënyrën se si festojmë?
Më kujtohet kur erdha në 1997 në Shqipëri, atëherë kam filluar konferencë , mos të bëhen viktime konsuzmizmit në këto festa.Si vjet situata na ka ftuar të përjetojmë atë thjeshtësi që është karakteristike e kësaj feste. Kemi vendosur të japim dhe një drekë për të varfrit.
Ju u prekët vetë nga covid, a patët frikë për jetën ?
Jo, por isha i hidhëruar se isha larg popullit tim, me dioqezën time.
Një mesazh për të gjithë?
Krishtlindja është festë gëzimi, dhe atë kërkojmë, Jezusi është burimi i gëzimit tonë, si besimtarë duhet të ta ndajmë gëzimin me të tjerët, me të varfrit , me ata që jetojnë vetëm.