Tashmë është bërë traditë që edhe në Shqipëri, shërbesat fetare të katër besimeve fetare zyrtare në vendin tonë të transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Duke filluar që nga mbrëmja e datës 24 Dhjetor 2015, në orën 23:30 do të bëhet lidhja direkte me Katedralen Katolike të Shën Palit në kryeqytet ku do të bëhet Mesha festive për nder të Lindjes së Krishtit.
Ndërkohë gjithashtu në mëngjesin e datës 25 Dhjetor ora 07:00, në rrjetin e RTSH do të zhvendoset në Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë ku do të transmetohet përsëri celebrimi fetar në festim të kësaj të kremteje kaq të madhe për besimtarët e Krishterë.
Info Media Albania, gjen rastin që t’ju urojë të gjithë besimtarëve të Krishterë dhe jo vetëm, Gëzuar Krishtlindjet!