Einxhel Shkira dhe moderatori Flori Gjini kanë folur shpesh publikisht për shoqërinë e tyre të ngushtë dhe raportin e tyre të afërt.
Por së fundmi ndjekësit e tyre kanë vënë re se Einxhel dhe Flori nuk po postojnë më së bashku në rrjetet e tyre sociale. Kështu një ndjekës e ka pyetur hapur Florin në një ‘ask me a question’ që ai realizoi së fundmi, për arsyen se pse nuk ka postuar më me Einxhel.
Në përgjigjen e tij Flori u kujdes që të mos lërë vend për aludime rreth shoqërisë së tyre, duke sqaruar se janë takuar dhe i kanë qëndruar afër njëri-tjetrit. Angazhimet personale, sigurisht iu kanë lënë shumë hapësirë, megjithatë Flori thotë se “shoqëria e tyre nuk ka mbetur te të postuarit.”
“Jemi takuar madje i kemi qëndruar shumë afër njërit tjetrit sidomos në këtë periudhë, por tani unë kam disa fillime të reja edhe Einxhel ndërkohë disa fillime të reja shumë të bukura që i kemi diskutuar dhe mezi po pres që t’ja shikoj. Tani ka një ngërç të vogël që ju e dini që ajo është një ‘late night bird’ dhe mua më duhet të zgjohem herët. Por do postojmë kur të takohemi, megjithatë shoqëria jonë nuk ka mbetur te të postuarit, se ne kemi aq shumë për të folur saqë harrojmë që të nxjerrim story dhe të postojmë ndonëj gjë”- shprehet Flori në postimin e tij në Instastory.