Efi Dhedhes e ftuar në emisionin ‘Më Lër të Flas’ me Donald dhe Romeo Veshaj, foli për marrdhënien me Kiarën, pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother.
Dy ish-konkurrentet, të cilat e konsideronin veten mike të ngushta së bashku me Luizin dhe i kishin vendosur emër grupit të tyre “LEK”, zbuloi se nuk kishte folur me Kiarën, pas daljes së saj.
“I dhashë këshillat se si të përballet me realitetin jashtë. Nuk kemi folur Akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua m’u deshën shumë kohë që të takoja miqtë e mi”, tha Efi.
Kiara u zhgënjye nga Efi që kur ishte pjesë e Big Brother VIP dhe duhet të mësonte diçka nga jeta jashtë. Mes tyre kishin renditur momentin kur Efi komentonte sjelljen e Luizit ndaj Kiarës, të cilën e bllokoi në lavaman kur ishin pjesë e një loje.
“E vendosa veten në vendin e Kiarës. Nëse partneri im do më vendoste në atë lloj situate unë do të reagoja drejtpërsëdrejti tek ai. 1 fjalë i duhej Kiarës për tu mbyllur ajo situatë, thjesht t’i fliste Luizit dhe t’i thoshte largohu. Ajo nuk donte ta bënte këtë gjë që do të thotë e kishte akoma mendjen tek loja.
Nëse ti e ke mendjen tek loja do të thotë që ndjesitë e tua, mërzitja jote, ankthi jot që supozohet ju shkaktua, atëherë do harrohej. Do harrohej loja. Pasi u prish loja, reagimi i saj i parë ishte nuk më le një herë të luaj dhe të fitoj. Nuk e kapi Luizin dhe t’i thoshte shiko ky veprimi që ti bëre më lëndoi. Edhe Luizi atë moment e mori si çështje loje dhe ajo thjesht po acarohet për lojën. Dhe kështu ndodhi. Për mua Kiara u acarua vetëm për faktin që nuk fitoi. I erdhi inat që humbi, këtë përjetoi ajo”, tha Efi, gjë që e preku Kiarën.
Marrë nga cityradioalbania