Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” i janë nënshtruar një sfide, e cila konsiston në shkrimin e disa letrave për njeri-tjetrin.
Në letër ata shkruan disa arsye pse ata mendojnë se banorët nuk duhet ta fitojnë garën dhe çmimin e madh. Letrat më pas u lexuan nga vetë banori që i dedikohet, do të analizohet dhe komentohet.
Padyshim që kjo sfidë ka nisur detabe të ndryshme brenda shtëpisë, dhe një ndër tyre isht midis Ilirit dhe Monikës, miqësia e së cilëve ka pësuar një krizë kohët e fundit.
Iliri argumentoi gjatë sfidës se përse Monika nuk e meritonte fitoren duke e etiketuar atë si hipokrite.
Aktorja nuk e ka pritur mirë këtë epitet gjë që ka nxitur edhe një diskutim të ashpër mes tyre.
“Jam shumë e mërzitur të quajta mik, të kam dhënë zemrën. Unë nuk do ta thoja kurrë atë gjë për ty. Unë më mirë do isha larguar sesa të shkruaja gjëra të tilla, as nuk e çoja nëpër mend. Nuk kam dashur kurrë të luaj por edhe nëse jam hipokrite, për moshën që kam nuk duhet ta kishe thënë atë gjë për mua. Unë kam lënë nënën time vetëm atje dhe nuk kam ardhur këtu të ulëras për arsyet e mia”,- tha ajo e revoltuar.
Nga ana tjetër Iliri u përpoq të sqaronte se epiteti në fjalë u përdor vetëm duke u bazuar tek diplomacia që Monika tregon në marrëdhëniet me banorët e tjerë.