Kris Jenner më në fund ka thyer heshtjen dhe ka folur për vendimin e të bijës, Kim Kardashian, për t’u divorcuar nga Kanye West. E ftuar në ‘The Kyle & Jackie O Show’ të enjten ylli i “Keeping Up With the Kardashians” foli për dëshirat e saj për çiftin ndërsa ata shkojnë tashmë në rrugët e tyre të ndara.
“Unë mendoj se do të jetë gjithmonë e vështirë në çdo kohë … e dini, kanë shumë fëmijë,” tha Kris. “Gjëja e mirë për familjen tonë është se ne jemi aty për njëri-tjetrin dhe mbështetës dhe e duam njëri-tjetrin shumë, aq shumë sa dua vetëm që ata të dy të jenë të lumtur. Dhe unë dua që fëmijët të jenë të lumtur. Ky është qëllimi “.
Ajo shtoi, “Unë mendoj se të gjithë e duam këtë për familjet tona, vetëm që të mund të kenë dashurinë dhe vlerësimin e njëri-tjetrit, dhe që të gjithë të jenë mirë. Kjo është ajo që ju dëshironi si nënë.”
Më 19 shkurt, Kim zyrtarisht i dha fund martesës së saj duke bërë kërkesë për divorc në Los Angeles. Ajo përmendi “ndryshimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes dhe gjithashtu kërkoi kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve që ata kanë.
Sezoni i fundit i Keeping Up With the Kardashians ka filluar dje në 18 Mars, teksa Kris u pyet nëse divorci do të trajtohet në ‘reality show’, sikurse u tha fillimisht. Por, lidhur me këtë ajo tha se është herët të thuhet.
“Unë nuk e di se çfarë kanë vendosur ata në finale, madje nuk kemi parë akoma shfaqjen e parë,” shpjegoi Kris. ” Por unë mendoj se është diçka private për ta. Kim donte të merrej me këtë , me familjen e saj, në kohën e saj … Kur të ndjehet gati, unë jam e sigurt se ajo do të thotë atë që duhet të thotë “.