Nikollaq Nerënxi, ka paditur gazetën TemA dhe Dritare.net, duke kërkuar 50 mijë euro, pasi kanë publikuar një denoncim të gazetarit Rezart Lahi, i cili ka gjetur krimba në frutat e thata të Nerënxit.
Gazetari Lahi ka publikuar fotot me krimba në frutat e thata në faqen e tij në Facebook dhe ka identifikuar dhe dyqanin ku i ka marrë, si dhe sjelljen e shitëses me të.
Denocnimi është botuar në dy portalet, atë të TemA-s dhe Dritare.net.
Nerënxi ka paditur gazetarin investigativ dhe dy portalet që kanë botuar lajmin.
Ligji për mbrojtjen e konusmatorit i jep të drejtë çdo konsumatori të denoncojë produktet me probleme kur i ndesh në çdo dyqan, përfshi dhe krimbat në frutat e thata të kompanisë Nerënxi.
Gazeta TemA do të publikojë regullisht këtë foto, për të sensibilizuar qytetarët të jenë të vëmendshëm kur blejnë fruta të thata tek kjo kompani në Shqipëri dhe Kosovë, dhe i bën thirrje biznesmenit Nerënxi të heqë dorë nga shantazhet mbi shtypin, pasi do të dalë i humbur.
Nerënxi, i cili është përfshirë në një lëvizje politike ekstremiste në Himarë, kërkon të shantazhojë shtypin që është kritik me të në lëvizjen e tij politike, me shpresë se mund t’i trembë ata duke i paditur për krimbat në frutat e thata.
Kjo është padia e dytë e Nerënxit ndaj gazetës TemA.
Të hënën që vjen është seanca e fundit e një padie, që ai ka kërkuar po ashtu 50 mijë euro, për të detyruar gazetën të mbajë qëndrim miqësor ndaj thirrjeve të tij ekstremiste në Himarë.
Ftojmë presidentin Meta, i cili e ka dhe pjesë të partisë së gruas së tij tij, që para se të mbledhë gazetarët për t’i marrë në mbrojtje, të mbajë lidhur zagarët e partisë që i lëshon shtypit./TemA.net