Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi ku paraqitet shqetësimi se si televizioni “Top Channel”, e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë në hartën sinoptike ku jepet parashikimi i motit.
Një hartë sinoptike e publikuar në emisionin “Top Story” të Top Channel ku jepet parashikimi i motit, është bërë temë debati së fundmi në rrjetet sociale, për shkak se në atë hartë nuk figuron Kosova por vetëm Serbia. Gazeta “Express” e Kosovës shkruan: “Qytetarët e Kosovës pyesin Top Channel nëse e njeh Kosovën si shtet?”