Ka vite që Transmetuesi Publik i Kosovës tenton të bëhet pjesë e organizatës evropiane të transmetuesve. RTK për vite me radhë e zhvilloi betejën e vetme me shtetin e Serbisë dhe Rusisë.
Pas shumë viteve të përpjekjeve të vazhdueshme së paku ata kanë arritur ta fusim në agjendë ndryshimin e statutit, ku do t’i mundësohej RTK-së të ishte pjesë e kësaj organizate dhe me këtë edhe Kosova mund të përfaqësohej në Festivalin të Eurosongut, por gjithçka ka mbetur pezull pasi që në luftën kundër kësaj kërkese nga Kosova u angazhua direkt qeveria e Serbisë dhe ajo e Rusisë.
Tashmë është marr hapi i radhës dhe këtë e ka bërë Albert Limani. Duke e parë ndikimin pozitiv të peticioneve, Limani ka nisur një të tillë përmes të cilit kërkon pranimin e Kosovës në Eurovision. Nismëtari i këtij peticioni kërkon mbështetjen e qytetarëve të cilët duke nënshkruar këtë peticion ndihmojnë në arritjen e qëllimit, dërgimit të Kosovës në Eurovision 2022.