Qeveria e re Kosovës, në mbledhjen e ditës së sotme ka vendosur që të hapë kufirin me Shqipërinë dhe të heqë të gjitha kufizimet e Covid-19.
Po ashtu u shfuqizua edhe vendimi për vetizolim për personat që nuk e kanë kryer testin.
“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratojë “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”, njofton kryeministri Avdullah Hoti.
Vendimi që u shfuqizua sot, nuk i lejonte qytetarët të hynin në Kosovë nëse nuk kishin kryer testin e koronavirusit 4 ditët e fundit.
Mbetet në fuqi pika e vendimit, sipas të cilës është përcaktuar që të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, kanë detyrim t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve (Qendrave kryesore të mjekësisë familjare) në pikat kufitare dhe t’i zbatojnë masat mbrojtëse kundër Covid-19.