17 shkurti eshte nje dite shume e vecante per shqiptaret ane e mbane botes. 13 vite me pare Kosova u shpall shtet i pavarur.
Festimet e kesaj dite kane filluar qe ne mengjes me ngritjen e flamurit ku pjesemarrese ka qene dhe presidentja ne detyre Vjosa Osmani. Gjithashtu jane bere homazhe dhe ne varrin e ish presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova.
Urimet nuk kane munguar as ne rrjetet sociale ku shume prej personazheve te njohur kane bere urimet e tyre dhe shprehen te lumtur per kete dite.