Në fakt asnjëra! Ishin dy aktoret më të përfolura për të luajtur rolin e Kosem Sultan, serialit te shumëpritur, por mesa duket produksioni ka vendosur që asnjera nga aktoret të jetë protagonistja.
“Kosem Sultan” pritet të filloj në muajin shtator në kanalin më të suksesshëm turk STAR TV dhe dy ditë më parë kanë filluar përgatitjet dhe audicionet për aktoren më të përshtatshme në rolin e sulltaneshës Kosem. Sipas informacioneve të deritanishme produksioni ka vendosur që rolin e sulltaneshës Kosem ta luajë një aktore e panjohur më parë të cilen do ta lenë mister deri në nxjerrjen e trailerit të dytë promovues.
Kjo zgjedhje ka demoralizuar paksa fansat të cilet prisnin të shihnin Beren ose Tuben në rolin e protagonistes.
IMA / ISA