Seriali sequel i “Sulejmani i Madhërishëm”, i cili tenton të rikthej super suksesin e këtij të fundit, “Kösem Sultan”, zyrtarisht ka startuar xhirimet në Turqi.
Suksesi i “Kösem Sultan” pritet të jetë mbreslënës, si një vazhdë e super suksesit të “Sulejmani i Madhërishëm”, i cili gëzoi shikueshmëri maksimale në shumë vende të botës. Aktorja kryesore, e cila do të luaj rolin e sulltaneshës Kosem do të jetë Beren Saat, e njohur në Shqipëri si Fatmagyl apo Bihter në serialet turke të shfaqura më parë në ekranet shqiptare.
Seriali i ri është një produksion i “Tims Production” dhe pritet të startoj në televizionin turk “Kanal D” duke filluar nga shtatori 2015, pikërisht në sezonin e ardhshëm televiziv të vjeshtës. Ky produksion do të ketë një buxhet të konsiderueshëm, që kalon edhe “Sulejman i Madhërishëm”. Investime gjigande po bëhen në skenografi, kostumografi dhe skenar. Gjithashtu, kasti i aktorëve pritet të jetë i një niveli tejet profesional.
Muaj më parë u përmend se rolin kryesor të Kosem do të luaj aktorja Meryem Uzerli, e cili korri një sukses të jashtëzakonshëm me rolin e sulltaneshës Hyrrem, mirëpo më vonë u përgënjeshtrua duke sjell një tjetër aktore tepër të suksesshmë si Beren Saat.
“Kösem Sultan” do të transmetohet edhe në ekranet shqipatere, por cili prej tyre do të vlerësoj më shumë këtë produksion për transmetim? Vlen të presim deri atëherë!
IMA / S. Dema