Sezoni i ri i “Kosem Sultan” do vijë me një koncept tërësisht të ri. Cast i ri aktorësh, histori e re dhe një sulltan i ri.
Ky sezon i dytë do fokusohet në periudhën e sundimit të Muratit të IV-t, pasardhësit më të madh të sulltaneshës Kosem.
Sulltan Murati ka marrë fronin në moshën 11 vjeçare dhe është konsideruar një nga sundimtarët më të shquar dhe thuhet se solli periudhën e madhërishme të Sulejmanit të Madhërishëm.
Në këtë sezon gjithçka do të jetë ndryshe.
Duke filluar që nga sulltanesha Kosem. Në sezonin e parë pamë në rolin e sulltaneshës Kosem, aktoren Beren Saat. Por tani në sezonin e dytë, në rolin e Kosem do të jetë aktorja tjetër po aq e njohur sa Beren, Nurgül Yeşilçay.
Dhe rolet e tjera kryesore do ndahen mes aktorëve: Metin Akdülger ( Murati IV-t ), Farah Zeynep Abdullah ( Ayşe Haseki Sultan ), Caner Cindoruk ( Silahtar Mustafa Pasha ), Mehmet Günsür ( Hezarfen Ahmet Çelebi ).
Pjesë e këtij ndryshim do jetë edhe ndërrimi i regjisorëve. Regjisori i ri i këtij sezoni do jetë Çağatay Tosun.
Përveç regjisorit, do ndryshojë edhe kanali i transmetimit. Nga STARTV do transferohet në kanalin FOX.
Në sezonin e dytë janë të garantuar plot 39 episode të reja të serialit.
Taahmë çdo gjë është gati për të filluar dhe xhirimet e serialit do të nisin nga data 1 shtator.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim!