Ditën e sotme gjykata londineze vendosi denimin me burg të tre trafikantëve shqiptarë të kapur gjatë një operacioni anti-drogë që shkojnë nga 8 deri në 25 vjet burg, lajm ky që u publikua edhe nga mediat shqiptare pjesë këtu edhe televizioni kombëtar Top Channel, ku në fakt, emrat e trafikantëve të cilët janë publik nuk përmënden nga gazetari raportues Arben Manaj, edhe pse fotoja shfaqet në reportazhin e këtij të fundit.
Nga monitorimet e IMA, rezulton se disa herë korrespondenti Malaj, në mënyrë të pakuptueshme nuk bën me dije emrat e të denuarve gjatë raportimit të tij, edhe pse ato janë bërë publike nga ana e policisë, por gjatë investigimit të lajmit arritëm të gjenim edhe një detaj tjetër.
Ndërsa deklarata e Polisë Londineze si deshmon edhe faksimilja, raporton për 3 tre shqiptarë të denuar emrat e të cilëve janë bërë publik: Tristen Asllani, Arber Beqaj, Ndricim Musaj, Top Channel bën me dije se gjykata ka denuar 2 shqiptarë ku përveç dezinformimit, ata nuk janë identifikuar nga ana e gazetarit i cili është mjaftuar vetëm me fotot e tyre.
Kjo nuk eshte hera e pare ku TCH ben gabime gjatë raportimit, kujtojmë aksidentin e para disa javësh të një gruaje në Tiranë, ku pamjet gjatë goditjes nga ana e televizionit nuk ishin sfumuar, duke treguar joetikë gjatë edicioneve informative.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim nga redaksia!