Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Korçë. Grupi i xhirimit të Agon Channel, korrespondentja e këtij televizioni dhe kameramani, ata që raportojnë zakonisht për ngjarje kriminale, u bënë vetë protagonistë të një ndodhie të tillë.
Policia e Korçës njoftoi zyrtarisht se Renato Shkurti, kameramani, u arrestua në flagrancë për vjedhjen e motorit të një makine në Rezervat e Shtetit. Makina e tij private, më logon e këtij televizioni, u përdor për të transportuar motorin e vjedhur. Ai, vjedhjen e kreu në bashkëpunim me 30 -vjeçarin Jorgen Xoxi, që është bashkëshorti i gazetares së Agon Channel, L. Xoxi dhe me kunatin e saj, Eraldi Xoxi, 29 vjeç. Bashkë me ata u arrestua edhe Berti Mema, 23 vjeç, roja i magazinave të Rezervave të Shtetit në fshatin Mborje. Gazetarja L. Xoxi akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit. Pasi kanë kryer vjedhjen, ajo i ka transportuara ata me makinën e saj. Tani, ndryshe nga të tjerët, po procedohet në gjendje të lirë.
Burimi | Lapsi.al