RadioTelevizioni Shqiptar që në ditët e para të masave strikte të qeverisë shqiptare për parandalimin e COVID-19 është angazhuar maksimalisht me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Përmes “RTSH Shkollë” një program i dedikuar në RTSH 1 për transmetimin e leksioneve për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve, RadioTelevizioni është bërë tashmë shkolla virtuale përmes televizionit për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë.
Duke parë ecurinë e situatës mesa duket RTSH ka vendosur që “RTSH Shkollë” tashmë ta kthejë nga një program ditor në një kanal të veçuar në paketën digjitale tokësore të entit të vetëm publik në Shqipëri.
RTSH Shkollë është i disponueshëm në kanalin nr. 14 të LCN (Numrit Logjik). Për ta listuar atë në televizionin tuaj në rrjetin DVB-T2 duhe të bëni një kërkim automatik të kanaleve./IMA/