Netflix dhe YouTube kanë njoftuar se do të reduktojnë cilësinë e videove në Europë për të paktën muajin e ardhshme. Kjo masë vjen për të parandaluar kolapsin e internetit gjatë përdorimit të madh për shkak të pandemisë. Të dyja kompanitë kanë deklaruar se masat do të jenë në fuqi për të paktën 30 ditë.
“Ne vlerësojmë se kjo do të reduktojë trafikun e Netflix në rrjetet europiane me rreth 25% ndërkohë që sigurojmë se shërbimi për anëtarët e komunitetit tonë do të vazhdojë të jetë i cilësisë së mirë”, tha një zëdhënës i Netflix në një deklaratë.
Ndërkohë një zëdhënës i Google, kompanisë që zotëron YouTube tha se, “Do të vazhdojmë të punojmë me qeveritë dhe operatorët për të minimizuar mbingarkimin në sistem”.
Këto lajmërime vijnë pas shqetësimeve të zyrtarëve të Bashkimit Europian për këto shërbime dhe përdoruesit individualë për videot e cilësisë së lartë për të parandaluar që interneti të prishet.
Me kaq shumë vende në karantinë të detyruar për të penguar përhapjen e virusit, qindra miliona njerëz punojnë nga shtëpitë, fëmijët nuk janë në shkolla dhe zyrtarët janë të shqetësuar për mbingarkimin e internetit./tvklan.al