Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2352 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 795 persona.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 17 persona të prekur me Covid-19.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.