Në 24 orët e fundit janë paraqitur në urgjencën e Korçës 80 raste të reja.
Sipas nëndrejtoreshës së spitalit, në pneumologji-karantinë janë të shtruar 10 deri 15 raste maksimumi, në pritje të tamponit.
“Pas konfirmimit të tamponit dhe në varësi të gjendjes, pacientet transferohen në Tiranë ose dalin në shtëpi me mjekim ambulator”, tregon nëndrejtoresha e spitalit të Korçës.