Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare.
Mësohet se mjeku i njohur nga Elbasani po luftonte me COVID-19 prej një jave, ndërsa kishte rreth 7 ditë që ishte shtruar në spitalin Infektiv.
COVID-19 iu ka marrë jetën dhe disa mjekëve në vendin tonë, ndërkohë që dje u regjistruan 18 viktima.