Pearl Jam, Miley Cyrus dhe Madonna anulojnë koncertet
Yjet e muzikës, Madonna, Miley Cyrus dhe grupi i rrokut Pearl Jam kanë anuluar koncertet e tyre për shkak të frikës dhe masave të marra kundër përhapjes së koronavirusit.
Cyrus kishte planifikuar të mbante një koncert bamirësie në Australi, kurse Madonna do të performonte në Paris në dy data, të cilat u anuluan në kuadër të masave të marra nga autoritet franceze.
Pearl Jam ndërkohe kanë vendosur ta shtyjnë turin në SHBA dhe Kanada, me argumetin se rreziku është tejet i lartë, veçanërisht në grumbullime të tilla.
Ndërkohë , mendohet se edhe festivali i famshëm i Kalifornisë, Coachella , i programuar për tu mbajtur në prill, do të shtyhet për në tetor.