Aktori i njohur amerikan, Tom Crusie, është detyruar të mbyllet në një hotel luksoz në Venecia për shkak të përhapjes së Coronavirusit në Itali.
Pas rasteve të vazhdueshme gjatë fundjavës, të përqendruara kryesisht në pjesën veriore të vendit, Cruise u raportua se u zhvendos në një hotel me 5 yje në Venecia.
Aktori 57-vjeçar mbërriti në Venecia më 20 shkurt, dhe ai kishte vendosur të fillojë xhirimet për “Mision: Impossible 7”, sipas Daily Mail.Por, pas një shpërthimi të Coronavirusit, Cruise u mbyll në hotelin me 5 yje dhe nuk ishte në gjendje të fillonte xhirimet në film.
Cruise u raportua se tani ka lënë Italinë. Kompania e njohur “Paramount Pictures” në një deklaratë ka thënë se xhirimet do vazhdojnë pas qetësimit të situatës.
Ndërkaq, raportet fillestare tregojnë se askush nga kasti i aktorëve dhe i ekuipazht nuk është infektuar. Ndalimi i xhirimeve vjen pasi Italia konfirmoi vdekjen e shtatë, ndërsa ka shënuar mbi 200 raste të të infektuarve. / cityradio