Situata e krijuar në Itali dy ditët e fundit nga përhapja e Koronavirusit dhe rasteve të evidentuara deri tani ka bërë që Mediaset të marrë një vendim përsa i përket prezencës së publikut në studio.
Emisionet me audiencën më të lartë si “Live – Non è la d’Urso”, “Mattino 5” dhe “Le Iene” në puntatat në vazhdim nuk do të kenë publikun e tyre besnik.
Emergjenca koronavirus nuk do të ndërpresë transmetimin e rregullt këtë të djelë në mbrëmje të “Live – Non è la d’Urso”, ashtu edhe për emisionin e mëngjesit “Mattino 5” të hënën e 24 shkurtit dhe “Le Iene” të martën e 25 dhe të enjten 27 shkurt.
Kjo është hera e parë që emisioni investigativ në 24 vjet do të transmetohet pa prezencën e një publiku në studio.