MC Theatres dhe Regal Cinemas, dy kinematë dhe tetrot më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, kanë mbyllur të gjitha degët e tyre në të gjitha shtetet ku operojnë sipas udhëzimeve të strukturave qeverisëse lokale për parandalimin e përhapjes së koronavirus. E njëjta gjë ka futur në errësirë kinematografinë dhe teatrin në 50 tregje ndërkombëtar,e duke përfshirë Kinën, Francën, Spanjën, Italin, Irlandën etj.
AMC, që është rrjeti i teatreve më të mëdhenj amerikan me më shumë se 1000 lokacione në të gjithë vendin, përmes një njoftimi të shpërndarë të hënën është shprehur se pritet që degët të qëndrojnë të mbyllura për 6-12 javë. Kompania do të vijojë to operoj përmes on-demand që e ka lancuar së fundmi me 3,500 filma.
Nga ana tjetër, Regal Cinemas kanë qënë të parat të cilat kanë anoncuar se do të mbyllë gjithashtu 543 kinematë në të gjithë vendin për shkak të Covid-19, ndërkohë që dhe Showcase Cinemas dhe Alamo Drafthouse do të bëjnë të njejtën gjë.
Vendimi për mbylljet erdhi menjherë pasi Shtëpia e Bardhë në një koferencë për shtyp udhëzoi që të shmangeshin të gjitha grupimet me më shumë se 10 veta.
Ndër të tjera, për shkak të situatës së krijuar, të ardhurat e Box Office në Amerikën e Veriut, arritën kuotën më të ulët të 20 vteve të fundit me 55.3 milion dollarë. Sipas llogarive dhe Hollywood ka humbur 7 bilion dollarë të ardhura dhe mund të humbasi dhe 10 bilion të tjera muajt e ardhshëm nëqoftëse teatrot dhe kinematë mbeten të mbyllura./IMA/